Nr Telefonit:

Endodontia- eshte dega e stomatologjise qe merret me patologjine, fiziologjine dhe morfologjine e pulpes dentare. Endodontistet trajtojne dhe diagnostifkojne semundjet e pulpes. Kjo disipline perfshin nje shumellojshmeri procedurash dhe aftesish qe kombinojne shkencen me artin.

Cdo vit, kryhen me shume se 14 milion trajtime kanalesh duke e bere kete procedure me te zakonshmen ne stomatologji. Nese behet ne kohen e duhur mund te parandalohet vendosja e urave apo implanteve dentare sepse dhembet natyral edhe nese kane infeksione te medha mund te kurohen dhe te shpetohen.

Pulpa (Nervi) ndodhet ne qender te dhembit. Ajo perbehet nga fije nervore dhe ene te vogla gjaku te cilat ndihmojne ne ushqyerjen e dhembit dhe ne mbajtjen e tij te shendetshem. Kariesi i thelle, trajtime dentare te njepasnjeshme, thyerjet apo goditjet ne dhembe mund te shkaktojne infektimin e pulpes nga bakteret. Kur gingiva apo dhembi behet shume i ndjeshem ndaj dhimbjes ose temperaturave te ftohta dhe te nxehta, zona perreth dhembit duket e enjtur ose ka inflamacion te dukshem, mund te jene simptoma te nje pulpe te infektuar.

Per te trajtuar semundjet e pulpes, nese tashme keni keto simptoma, fillimisht do ju rekomandohet nje trajtim jo kirurgjik. Trajtimi perfshin heqjen e pulpes, pastrimin dhe izolimin e sistemit te kanaleve te rrenjes. Ne varesi te llojit te demtimit qe ka pesuar pulpa, trajtimi mund te behet ne nje ose me shume seanca dhe mund te jete nevoja per anestezi lokale. Rreth 90% e dhembeve me infeksion mund te trajtohen ne kete menyre.

Nese dentisti parashikon veshtiresi per trajtimin kanalar atehere gjate konsultes ai do tju shpjegoje se cilat jane komplikimet e mundshme qe mund tju ndodhin, perpara, gjate apo pas trajtimit.

Pas trajtimit te kanalit , ju mund te vazhdoni me aktivitetin tuaj normal ditor pershire ngarjen e makines.

Pasi procedura te kete perfunduar teresisht, dentisti juaj mundet qe brenda disa diteve te vazhdoje me rindertimin e dhembit dhe procedurat e tjera. Per tu siguruar qe dhembet jane te mbrojtur, dentisti juaj do te vendosi se cili lloj rindertimi eshte i duhuri per rastin tuaj. Ai mund te jete mbushje e thjeshte, mbushje me vide apo kellef

Komplikimet gjate trajtimeve endodontike apo kirugjise endodontike jane te rralla. Megjithate nese do te jete nevoja mjeket tane jane ne dispozicion per tju pergjigjur kerkesave tuaja. Zakonisht trajtimi endodontik kushton shume me pak se heqja e dhembit dhe zevendesimi me ure apo me implant.


Cdo dhemb i trajtuar nga endodonti mund te zgjase njesoj sa dhembet e tjere natyral per sa kohe qe merr kujdesin e duhur. Megjithate problemet mund te vazhdojne te egzistojne edhe pas trajtimit endodontik si pasoje e deshtimit dhe pacienti te vazhdoje te kete bezdi. Ne keto raste bezdia mund te vazhdoje per disa muaj apo edhe vite. Mund te ndodhi gjithashtu qe pacienti te mos ndjeje shqetesime por ne radiografi te behet i dukshem infeksioni. Ne keto raste eshte i nevojshem ritrajtimi.

Kanalet e ngushta apo te kthyera nuk jane pastruar mire gjate trajtimit fillestar
Kanalet nuk ja gjetur fare dhe si pasoje nuk jane pastruar gjate trajtimit fillestar
Pas trajtimit kanalar nuk eshte bere rinderimi i dhembit ne kohen e duhur
Mbyllja jo e mire e mbushjes apo kellefit ka shkatuar kontaminimin e pjeses se brendshme te dhembit
Edhe pasi trajtimi eshte bere ne menyren e duhur ka raste kur infeksioni mund te shfaqet me vone. Raste te tilla jane:

Kur karies i ri mund te shkaktoje ekspozim te mbushjes se kanalit duke e kontaminuar sistemin kanalar
Kur kurora apo mbushja thyhen apo shqiten
Ne menyre qe te arrije tek kanalet, dentisti duhet te heqi mbushjen apo kuroren edhe te filloje serisht pastrimin e kanaleve. Mbyllet provizorisht kaviteti me nje paste provizore. Per te perfunduar rindertimin e dhembit do tju duhet te ktheheni serisht tek dentisti nje dite tjeter.