Nr Telefonit:

Fasetat Emax janë një veshje e hollë qeramike, përbërja e të cilave është Disilikat Litiumi e cila vendoset mbi pjesën e sipërme të dhëmbëve natyralë. Nëpërmjet punimit protetik shumë pak invaziv pjesa e smaltit 0.1-0.5 mm hiqet, dhe mbi dhëmb vendoset faseta Emax. Në përgjithësi janë të përshtatshme për pacientët që kanë dhëmbë të drejtë dhe kërkojnë të ndryshojnë formën dhe madhësinë e dhëmbëve për të patur një buzëqeshje simetrike .Ndryshe nga kurorat apo implantet denatre, fasetat zëvendësojnë vetëm pjesën e përparme të dhëmbit. Në varësi të materialit dhe mirëmbajtjes Fasetat Emax mund të zgjasin deri në 20 vjet.

Si fillim Modelohet buzëqeshja dhe shikohet në 3D rezultati përfundimtar që pritet pas vendsosjes së fasetave emax.

Më pas meren masat e dhëmbëve, përgjithësisht fasetat vendosen në dhëmbët frontal të cilët janë të dukshëm kur buzëqeshim.

Faza tjetër është vendosja e fasetave dhe çimentimi i tyre. Pavarësisht pamjes delikate, pasi çimentohen në dhëmb, Fasetat Emax bëhen rezistente dhe kanë pamje tërësisht natyrale.

Fasetat E MAX janë sekreti i yjeve të hollivudid. Falë teknologjisë, në Klinikën tonë ky proces është i aksesueshëm për këdo që është i interesuar.