Nr Telefonit:

Me aplikimin e zirkonit si zëvendësues i porcelanit metalik është hapur një epokë e re në fushën e stomatologjisë, i cili më parë është përdorur me sukses në fusha të tjera mjekësore. Sepse këto mbështejellësit të ri porcelani me bazë zirkoni përveç se nuk shkaktojnë probleme në mishrat e dhëmbëve apo alergji, ato gjithashtu me veçorinë e tyre të transmetimit të dritës mundësojnë që të fitohet estetika dhe funksionaliteti më e përafërt me dhëmbët natyrale. Zirkoni është një nga produktet me kualtiet më të lartë të aritur deri më tani i cili përfshinë kërkesat themelore të stomatologjisë moderne siç janë estetika, qëndrueshmëria, pajtueshmëria indore dhe natyraliteti.

Në këtë metodë në vend të përdorimit të metalit si bazë do të përdoret zirkoni i cili është një aliazhë me ngjyrë të bardhë. Ky produkt i teknologjisë së fundit është i vetmi material i cili mund të ofroj njëkohësisht estetikën dhe qëndrueshmërinë për të ndërtuar bazën. Gjithashtu për shkak të karakteristikave kimike nuk ndikohet nga lëngjet orale si dhe nuk shkakton ndonjë njollosje, ngjyrosje apo shfaqje të shiritëve me ngjyrë të hirët. Për shkak të transmetimit të lartë të dritës është një prej trajtimeve më të preferuara në klinikën tonë. Porcelanët e mbështetur nga zirkoni mund të përdorën në ndërtimin e urave të kurorës në këllëfin mbi implante.
Nëse vlerësohet në aspektin estetik është një material pothuajse i përsosur. Po ashtu është më i qëndrueshëm duke krahasuar me metoda tjera plotësisht qeramike.
Me përputhje bio shumë të lartë është një material miqësorë ndaj indeve e cila nuk shkakton reaksione alergjike.
Është një material i shëndetshëm i cili nuk shkakton aromë të pakëndshme në gojë, probleme me mishrat e dhëmbëve apo erë të keqe të gojës.
Dhëmbët zirkon e zvoglojnë mundësinë e ngjitjes së mbetjeve nga lëndet ushqyese si dhe të mikroorganizmave në sipërfaqet e dhëmbëve. Rrjedhimisht ofrohet një higjenë më të mire orale.
Oksidi i zirkonit nuk e përçon nxehtësinë, prandaj gjatë konsumimit të lëndeve ushqyese të nxehta apo të ftohta nuk shfaqet ndjeshmëria.
Meqenëse nuk përmban metal në infrasturkturën e tij atëherë nuk formohet një vijë e errët në nivel të kurorës-gingivës. Kështu edhe fitohet një pamje më estetike.
Meqenëse sipërfaqet e dhëmbëve do të jenë shumë të lëmushme kjo do të minimizon njollosjet e shkaktuara nga pirja e duhanit apo faktorë të ngjashme si dhe formimin e gurëzave të dhëmbëve.
Zirkoni me strukturë të transmetimit të dritës është shumë e ngjashme me strukturën e dhëmbëve natyrale.
Mund të përdoret lehtësisht te ata persona me sëmundje të mishrave të dhëmbëve ose personat me prirje të shfaqjes së sëmundjeve të mishrave sepse ofron një përputhshmëri perfekte me organizmin tonë.

Dhëmbët me bazë zirkoni përgaditen brenda 2-3 seancave e cila i referohet kohëzgjatjes një javore. Në këtë mënyrë ju mund të fitoni një buzëqeshje tërësisht të ri për një kohë mjaftë të shkurtër.